Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në zyrën tij djemtë e ish-luftëtarit të UÇK-së, Mejdi Asllani, i njohur edhe si “Plaku i Emshirit”, Bekim dhe Asllan Asllani dhe mikun e tyre, Burim Zagragja, përcjellë InLajmi.
Në këtë takim që ishte planifikuar që në fillim të vitit bashkë me Mejdiun që të mbahej pikërisht në shënim të 25-vjetorit të betejës së tij në Emshir, Kryeministri Kurti dhe djemtë Bekimi dhe Asllani sot kujtuan jetën e veprën e tashmë të ndjerit Mejdi Asllanit, një luftëtari me zemër e në mendje, patriot në luftë e në paqe, që vazhdon të na frymëzojë, e që nuk do të harrohet asnjëherë, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.
Mejdi Asllani vdiq me 31 janar të këtij viti. Kryeministri Kurti kishte marrë pjesë në ceremoninë e varrimit e tij./InLajmi/