Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se zgjedhjet për kryetarët e rinj në 4 komunat veriore të Republikës, pritet të mbahen së shpejti.
Sipas tij, KQZ-ja së shpejti do të dalë me raport për verifikimin e nënshkrimeve që janë mbledhur në peticionin përmes së cilit kërkohet shkarkimi i kryetarëve akual e për çka do të mbahet Referendum që Krasniqi tha se është procedurë bazuar në ligj.
Ministri i MAPL-ës akuzoi Serbinë duke thënë se “Prishtina punon për demokraci në veri të vendit, kurse Beogradi e do aneksimin e asaj pjesë të Kosovës”, shkuran Klan Kosova.
Keto komente ai i bëri në një aktivitet që po mbahet në Qendrën Mediale në Çagllavicë.