Kosova U16 ka triumfuar me rezultat bindës kundër Belizes (3-0), në ndeshjen e tretë në kuadër të turneut “UEFA Development U16” që u mbajt në Tiranë.
Me këtë fitore, Dardanët U16 janë shpallur fitues të këtij turneu, me 3 fitore.
Në 2 ballafaqimet paraprake ata kanë mposhtur San Marinon dhe Shqipërinë, pas penalltive, ngase ndeshjet në kohën e rregullt kishin përfunduar baras.
Serinë e golave e hapi Eduart Sekiraqa, në minutën e 3-të. Epërsinë e shtoi Leka Podvorica, në minutën e 45-të, derisa rezultatin përfundimtar e vulosi Omer Shala, në minutën e 55-të.
Ky ishte aktiviteti i parë i Kosovës U16, e cila u krijua vetëm muajin e kaluar, shkruan Telegrafi.

Kosova U16 udhëhiqet nga stafi i trajnerëve në përbërje: Mehmet Kurda, Ibrahim Domi, Fadil Ademi dhe Burim Sadiku.