Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Eliza Hoxha, ka thënë se sot në liri e pavarësi mungesa e vëmendjes së Qeverisë ndaj ofrimit të kushteve me të mira për mësimdhënësit është shqetësuese, raporton InLajmi.
Hoxha tha se Qeveria e Kosovës po zvogëlon vlerën e punës së tyre të pa lodhur, duke thënë se shpesh revoltën time për mos trajtimin e arsimit si prioritet. Ju e injoruat atë e anashkaluat i bullizuat përfaqësuesit e tyre.
Ajo shtoi se greva e sindikalisteve, injorimi i kërkesave të tyre dhe mungesa e dialogut vazhdon dhe mbetet shqetësim.
“Sot në liri e pavarësi mungesa e vëmendjes së Qeverisë ndaj ofrimit të kushteve me të mira për mësimdhënësit është shqetësuese. Duke neglizhuar kushtet e tyre të punës, Qeveria zvogëlon vlerën e punës së tyre të pa lodhur. Shpreh revoltën time për mos trajtimin e arsimit si prioritet. Ju e injoruat atë e anashkaluat i bullizuat përfaqësuesit e tyre. Greva e sindikalisteve, injorimi i kërkesave të tyre dhe mungesa e dialogut vazhdon dhe mbetet shqetësim. Vetëm vjet 600.000 euro të planifikuara në buxhetin e shtetit nuk ishin investuar asnjë cent për këtë. Rezultati në PISA është me keq se sa ishte ne 2018. Sot në liri, mësimdhënësit vetëm në 2 muajt e fundit 600 sosh janë larguar nga Kosova”, ka thënë ajo.