Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka uruar 7 marsin duke thënë se mësuesit e mësueset janë ndër ata që më së shumti na mësojnë që në vegjëli, përcjell InLajmi.
Bislimi tha se janë ata që kanë impakt në formimin tonë e përcjelljen e rëndësisë së vlerave, moralit, qetësisë, edukatës e çiltërsisë.
Tutje tha se andaj mund të jemi veçmas mirënjohës për përkushtimin e angazhimin e pareshtur të tyre.
Ai shtoi se çdo vit kujton mësuesin e ndjerë Hamit Veseli për shumë breza e nxënësit të cilët i mësoi ndër vite, dhe e falënderoi për vlerat e përcjella, parimet dhe punën e palodhshme.
Postimi i plotë i tij:
Mësuesit e mësueset, janë ndër ata që më së shumti na mësojnë që në vegjëli, që kanë impakt në formimin tonë e përcjelljen e rëndësisë së vlerave, moralit, qetësisë, edukatës e çiltërsisë. Andaj, mund të jemi veçse mirënjohës për përkushtimin e angazhimin e pareshtur të tyre.
Çdo vit, rikujtoj dhe mësuesin e ndjerë, Hamit Veseli, për shumë brezat e nxënësit të cilët i mësoi ndër vite, e si ish nxënës i tij, e falënderoj përjetë për vlerat e përcjella, parimet dhe punën e palodhshme.
Urime 7 marsin! /InLajmi/