Kanë mbetur të lënduar 3 persona si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në në fshatin Gllaviqicë, përcjellë InLajmi.
Zëdhëndës i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për InLajmin se aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture.
Ai tha se Rreth orës 19:05 policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, fshatin Gllaviqicë.
Në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë, 3 persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.
Lëndimet nuk janë serioze, tha Gashi./InLajmi/