Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, merastin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së në Prekaz ka zbuluar bustet e Hamit e Salë Jasharit, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se shembulli i qëndresës heroike të Baces Shaban, Ademit e Hamzës, nuk ishte i vetëm. Shtëpia e Hamit e Sale Jasharit ishte shndërruar në strehë të sigurt për celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luftëtarët e lirisë, gjetën aty ngrohtësinë, por edhe frymëzimin për të vazhduar në rrugën e lavdisë.
Tutje tha se në kohën kur nëna Sale dhe baci Hamit, ishin bërë simbole të qëndrueshmërisë dhe gatishmërisë për sakrificë, ata hynë në faqet e historisë sonë kombëtare, për të mbetur aty, si yje ndriçues për brezat që vijnë.
Haradinaj tha se në vendin ku ata i falën jetën e tyre Atdheut, sot zbuluam bustet e tyre, që simbolizojnë sakrificën shekullore të familjeve shqiptare për liri e bashkim.
Postimi i plotë i tij:
Në Prekazin heroik, çdo shtëpi ka një histori. Shembulli i qëndresës heroike të Baces Shaban, Ademit e Hamzës, nuk ishte i vetëm. Shtëpia e Hamit e Sale Jasharit ishte shndërruar në strehë të sigurt për celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luftëtarët e lirisë, gjetën aty ngrohtësinë, por edhe frymëzimin për të vazhduar në rrugën e lavdisë.
Në kohën kur nëna Sale dhe baci Hamit, ishin bërë simbole të qëndrueshmërisë dhe gatishmërisë për sakrificë, ata hynë në faqet e historisë sonë kombëtare, për të mbetur aty, si yje ndriçues për brezat që vijnë.
Pikërisht në vendin ku ata i falën jetën e tyre Atdheut, sot zbuluam bustet e tyre, që simbolizojnë sakrificën shekullore të familjeve shqiptare për liri e bashkim.
Nëna Sale e baci Hamit, ju faleminderit për shërbimin! /InLajmi/