Me rastin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, raporton InLajmi.
Quni tha se gjenden atu nga subjekti i LDK-së për të nderuar dhe veprën e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe heronjve Hamëz e Shaban Jashari, dhe për të kujtuar sakrificën e familjes Jashari.
Tutje ai tha se janë atu që t’i përmbahen zotimit të kahershëm që ne si LDK gjithnjë do i respektojmë vlerat dhe ato mbi të cilat është ndërtuar Kosova.
Deputeti i LDK-së shtoi e gjithnjë duke kujtuar, nderuar dhe respektuar luftëtarët dhe të gjithë që sakrifikuan edhe me çmimin e jetës për shtetin e Kosovës, duke kujtuar partnerët dhe aleatët tanë që në çdo kohë na qëndruan pranë. Me këtë zotim si amanet i baballarëve tanë por edhe si obligim i joni që të lëmë trashëgimi pas nesh.
“Jemi këtu nga subjekti i LDK-së për të nderuar dhe veprën e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe heronjve Hamëz e Shaban Jashari, dhe për të kujtuar sakrificën e familjes Jashari. Në botë ka shumë shembuj të luftëtarëve dhe kombeve për liri, e tillë është edhe sakrifica e Jasharajve. Jemi këtu që t’i përmbahemi zotimit të kahershëm që ne si LDK gjithnjë do i respektojmë vlerat dhe ato mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë. Gjithnjë duke kujtuar, nderuar dhe respektuar luftëtarët dhe të gjithë që sakrifikuan edhe me çmimin e jetës për shtetin e Kosovës, duke kujtuar partnerët dhe aleatët tanë që në çdo kohë na qëndruan pranë. Me këtë zotim si amanet i baballarëve tanë por edhe si obligim i joni që të lëmë trashëgimi pas nesh”, tha Quni. /InLajmi/