Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu ka bërë homazhe në Prekaz me rastin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së përcjell InLajmi.
Haxhiu tha se Epopeja e UÇK-së e 5,6 dhe 7 marsit është beteja më e lavdishme e popullit shqiptar, betejë e një familje kundër një ushtrie, kundër një shteti siç ishte Serbia, betejë që përcaktoi fatin e popullit të Kosovës.
Ai tha se falë sakrificës sublime të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij Kosova u çlirua dhe gëzon pavarësinë.
Tutje shtoi se pa këtë sakrificë, flijim hyjnor shembull unikat në botë, as bota demokratike nuk do të na ndihmonte ta fitojmë luftën tonë.
Postimi i plotë i tij:

Epopeja e UÇK-së e 5,6 dhe 7 marsit është Beteja më e lavdishme e popullit shqiptar.
Betejë e një familje kundër një ushtrie, kundër një shteti siç ishte Serbia.
Betejë që përcaktoi fatin e popullit të Kosovës.
Falë sakrificës sublime të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij Kosova u çlirua dhe gëzon pavarësinë.
Pa këtë sakrificë, flijim hyjnor shembull unikat në botë, as bota demokratike nuk do të na ndihmonte ta fitojmë luftën tonë.
Përjetësisht lavdi komandant i përmasave botërore që sot rrisim fëmijët në Kosovën e lirë.
Lavdi familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për liri! /InLajmi/