Presidenti i Serbisë dhe anëtari i presidencës së SNS, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot që kjo parti e ka propozuar për kandidate për kryetare të kuvendi, Ana Bërnabiqin.
Sipas tij, Bërnabiq, është befasia më e mirë në politikë dhe personi që ka pasur progresin më të madh, shkruan Euronews.rs.
“S’kam parë kurrë dikë që të mësojë me aq shpejtësi, që ka luftuar fort dhe guximshëm. Në një botë të dominuar nga burrat, ajo ka luftuar heroikisht, ka punuar fort. Ajo do ta mbajë pozitën e 2-të më të rëndësishme në Serbi, atë të Kuvendit”, ka thënë Vuçiq.
“Ajo ka ende për të treguar shumë, për të bërë shumë për vendin e saj dhe ajo është e lumtur për sfidën e re”, transmeton Klan Kosova.
Ai gjithashtu ka treguar se Aleksandar Shapiq, është propozuar për kandidat për kryetar të Beogradit.