• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 6 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë

180 vite nga lindja e Zef Serembes

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
6 March 2024
në Kulturë
0 0
0
180 vite nga lindja e Zef Serembes
0
SHPERNDARJE
46
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Zef Serembe lindi më 6 mars të vitit 1844 në Strigari të krahinës së Kozencës, ishte poet lirik arbëresh. Studioi në Kolegjin e Shën Adrianit në Shën Mitrin ku pati mësues De Radën, me të cilin më vonë u bë mik, shkruan InLajmi.

Ra në dashuri në moshë të re me një bashkëfshatare të tij, e cila më vonë u shpërngul familjarisht në Brazil dhe vdiq pak kohë pasi kishte arritur aty. I pushtuar nga kjo humbje ai mori detin për në Brazil në vitin 1874 në kërkim të një jete të re si dhe me mendimin të gjente të paktën atje varrin e saj. Me ndihmën e një letre-porosi nga Dora d`Istria, ai u prit në oborrin perandorak të Dom Pedro II.

Pas një dashuriçke këtu, ai u kthye në Evropë, i zhgënjyer e i pikëlluar nga jeta e oborrit. Me kthimin e tij më 1875 ai pësoi edhe një kthesë tjetër fati edhe më të keqe. Atij iu vodhën te gjitha paratë që kishte, me sa duket në portin e Marsejës. Iu desh të kthehej në këmbë për në Itali dhe thuhet se gjatë rrugës humbi shumë dorëshkrime. Në Livorno Dhimitër Kamarda e pajisi me një biletë treni për pjesën e mbetur të rrugës për në Kozencë.

Hidhërimi dhe depresioni kohor ose forma të tjera të çrregullimit mendor apo shpirtëror e shoqëruan atë gjithnjë dhe e kthyen atë në një vetmitar dhe njeri të pasigurt. Në vetminë e tij ndjenjësore, Italia u bë për të gjithnjë e më tepër dheu i huaj. Në vitin 1866 ai shikoi ngulimet arbëreshe në Sicili, te Hora e Arbëreshëve, duke u lidhur më tepër me zakonet, me folklorin, me të folmet e ndryshme të arbëreshëve, me ndjenjat dhe ëndërrimet e tyre, me ndjenjën e madhe të çlirimit të atdheut të të parëve.

Po nuk gjeti asgjëkundi qetësinë e shpresuar. Gjatë këtyre shtegtimeve ai improvizonte poezi dhe i recitonte ato kudo që shkonte, si një poet popullor. Disa prej këtyre vjershave qarkulluan si poezi popullore. Në vitin 1893 udhëtoi për në Amerikë, ku jetoi për 2 vite.

Një vëllim i vargjeve të tija në italishte u botuan në vitin 1895 në Nju Jork. Në vitin 1897 ai emigroi nga Kalabria për në Amerikën e Jugut për herë të 2-të dhe u përpoq të rifillonte një jetë të re në Buenos Aires Argjentinë. Në vitet që pasuan u sëmur dhe vdiq në vitin 1901 në Shën Pali, Brazili.

Shumë prej veprave punëve të Serembes poezi, drama dhe një përkthim i Psalmeve të Davidit që ai shpesh i rishikonte e i ndryshonte, humbën gjatë jetës së tij endacake. Sa qe gjalle ai botoi vetëm: “Poesie italiane e canti originali tradotti dall`àlbanese” Poezi italiane e këngë origjinale të përkthyera nga shqipja, Kozencë 1883 në italisht dhe shqip, “Il reduce soldato, ballata lirica”, 1895 Nju Jork Kthimi i ushtarit, baladë lirike; vargje vetëm në italisht, dhe “Sonetti vari” Sonete të ndryshme Napoli 1891, një përmbledhje shumë të rrallë prej 42 sonetesh me një parathënie hyrje, me një shkrim të imtë të ndrydhur në vetëm 4 faqe. Ja këtu një copë e parathënies : “ E ky është motivi për të cilin, o Rini e shkëlqyeshme Italiane, vendosa me zemër të thyer të jap për botim këtë vëllimth ku, së bashku me përkthimin fjalë për fjalë të disa këngëve të mia origjinale shqipe, kam futurë edhe disa poezi të miat italisht, të diktuara pothuaj në mënyrë të improvizuar, sipas kërkesës së miqve, me shpresë që me të hollat nga shitja e këtyre të mund t’i grumbulloj mjetet që më janë të nevojshme për t’ia arritur qëllimit që i kam caktuar vetes.”

Një poemë u duk edhe në revistën e Zef Skiroit Giuseppe Schiro Arbri i Ri me 31 mars 1887. 39 prej poemave te tij shqipe “Vjersha” u botuan pas vdekjes së tij në vitin 1926 në Milano nga nipi i tij Cosmo Kozmo Serembe. Punë të tjera tij u gjendën në arkiva të ndryshme dhe dorëshkrimet në vitet e fundit dhe disa prej poemave në të vërtetë mbijetuan në përcjellje gojore midis fshatarëve të San Cosmo Albanese. Kjo shenjë e popullaritetit te tij ne vendlindje është tepër për t’u habitur nga që ai pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi larg tij.

Vjershat e Serembes kanë karakter të trishtë e melankolik, por shpesh janë patriotike e idealistike në frymëzim. Njohës të letërsisë e radhisin midis poetëve më të mirë lirikë që letërsia shqipe ka pasur ndonjëherë, të paktën para kohëve moderne. Temat e tij shtrihen nga lirika melodioze në dashurinë e evlogisë fjalëve të ëmbla për vendlindjen e tij qoftë Italia, vendlindja e tij apo Shqipëria, toka e ëndrrave të tija, poema elegante mbi miqësinë dhe bukuritë e natyrës amtyrës, dhe vjersha me frymëzim fetar. Ndër poemat e tij romantike të mallit kombëtar, të cilat fuqizojnë lidhjen letrare me ngritjen e brezit të poetëve të Rilindjes në shekullin e 19-të në Shqipëri, janë lirikat e kushtuara atdheut të tij të humbur, Ali Pashë Tepelenës, Dora d`Istrias dhe Domeniko Mauros. Megjithëse ai mund të ketë qenë atdhetar, ai nuk ishte një poet intelektual që mund të na afrojë kronika poetike mbi të kaluarën e Shqipërisë. Ai qe një poet i ndjenjave, idealeve, vetmisë e zhgënjimit. /InLajmi/

Tags: 6 marsArbëreshZef Serembe
Postimi i mëparshëm

Zyrtarët egjiptian: Bisedimet për armëpushim në Gazë përfunduan pa sukses

Postimi tjetër

A e dini çfarë ndryshime ka sjellur Instagrami në “inbox”?

Të ngjajshme Postime

Alketa Gashi-Fazliu boton librin “Klithma”
Libri

Alketa Gashi-Fazliu boton librin “Klithma”

6 January 2026
Tetë nga filmat më emocionues që do të dalin në vitin 2026!
Kinema

Tetë nga filmat më emocionues që do të dalin në vitin 2026!

4 January 2026
Dialog me kohën dhe të bukurën e artit
Kulturë

Dialog me kohën dhe të bukurën e artit

29 December 2025
Leonora Jakupi publikon këngën “A je Gjallë”
Muzikë

Leonora Jakupi publikon këngën “A je Gjallë”

27 December 2025
Promovohen tre libra me poezi, të autorit, Ali Zalli
Libri

Promovohen tre libra me poezi, të autorit, Ali Zalli

25 December 2025
Alban Meka hap ekspozitën e tij të 12 personale
Kulturë

Alban Meka hap ekspozitën e tij të 12 personale

23 December 2025
Postimi tjetër
A e dini çfarë ndryshime ka sjellur Instagrami në “inbox”?

A e dini çfarë ndryshime ka sjellur Instagrami në “inbox”?

Lajmet e fundit

A i dinit këto 5 efekte negative të veshjeve të ngushta në trup?

A i dinit këto 5 efekte negative të veshjeve të ngushta në trup?

6 January 2026
BBC publikon listën: Kujt “ia ka vënë syrin” Trumpi pas Venezuelës?

BBC publikon listën: Kujt “ia ka vënë syrin” Trumpi pas Venezuelës?

6 January 2026
VIDEO / Imazhe mbresëlënëse të skulpturave prej akulli që magjepsin vizitorët në Kinë

VIDEO / Imazhe mbresëlënëse të skulpturave prej akulli që magjepsin vizitorët në Kinë

6 January 2026
Eksperti i emergjencave: Situata alarmante, duhet të kërkohet të shpallet urgjencë shtetërore

Eksperti i emergjencave: Situata alarmante, duhet të kërkohet të shpallet urgjencë shtetërore

6 January 2026
Konfirmohet: Nenad Rashiq siguron ulësen në Kuvend

Konfirmohet: Nenad Rashiq siguron ulësen në Kuvend

6 January 2026
Elijona Binakaj përlotet pas gjestit të Ludo Lee: U ndjeva në siklet

Elijona Binakaj përlotet pas gjestit të Ludo Lee: U ndjeva në siklet

6 January 2026
Vjen reagimi i Zagrebit zyrtar pasi Vuçiq përmendi sërish “aleancën ushtarake midis Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë”

Vjen reagimi i Zagrebit zyrtar pasi Vuçiq përmendi sërish “aleancën ushtarake midis Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë”

6 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu