Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt e cila u vra në vitin e kaluar, ka takuar 2 nipërit e tij, të cilët po jetojnë në Suedi, përcjell InLajmi.
Leonardi ka treguar se ata kanë pasur vetëm një kërkesë që të mund të vijnë në Kosovë dhe të dërgojnë lule te varri i nënës së tyre, Liridonës.
Ai gjithashtu ka falënderuar shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional.
Postimi i plotë i tij:
Sot i takova nipat Dionin dhe Diarin, fëmijët e Liridonës tonë, pas disa muajsh dhe pas një ngjarje tragjike që do t’i përcjellë tërë jetën.
U përqafuam gjatë. Ata e patën vetëm një kërkesë: a mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nanes?
Falenderojmë shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional./InLajmi/