Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kaluar para rreshtimit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përcjellë InLajmi.
Kjo ngjarje po zhvillohet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ndërsa Osmani u prit nga komandanti i Brigadës Ilir Qeriqi. Ngjarja po zhvillohet me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Pjesmarrës ishin edhe kryeministri Albin Kurti, Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, kryekuvendari Glauk Konjufca dhe shumë të pranishëm të tjerë nga institucione të ndryshme./InLajmi/