Kryeministri Albin Kurti u është bashkuar liderëve botërorë në thirrjen për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e pengjeve dhe rritjen e ndihmës humanitare, përcjellë InLajmi.
Kurti tha se vdekjet dhe vuajtjet e civilëve në muajt që pas sulmit terrorist të Hamasit janë një thirrje urgjente për veprim të shpejtë dhe vendimtar.
Postimi i plotë i tij:
U bashkohem Nënpresidentes Kamala Harris dhe dhe liderëve të tjerë botërorë në thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e pengjeve dhe rritjen e ndihmës humanitare. Vdekjet dhe vuajtjet e civilëve në muajt që pas sulmit terrorist të Hamasit janë një thirrje urgjente për veprim të shpejtë dhe vendimtar./InLajmi/