Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha të martën në Sarajevë se përfshirja e 6-të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është “domosdoshmëri gjeopolitike” që do ta bënte Evropën më të fortë karshi operacionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, njofton agjencia “AP”.
Tek foli në një konferencë shtypi nga e vizita që pati në Bosnjë-Hercegovinë, Baerbock tha se Rusia, përveç sulmeve me bomba, dronë e forma të tjera mbi popullatën civile të Ukrainës, është përfshirë në luftë hibride edhe në Ballkanin Perëndimor, transmeton Tëvë1.
Ajo e shprehu bindjen se Evropa do të dalë më e fuqishme po qe se të 6-të vendet e Ballkanit Perëndimor – Kosova, Shqipëria, Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi – bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Bosnja është një prej vendeve më të brishta në Ballkan, duke u përballur ende me ndasi etnike.