Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se kreu i AKI-së, e kishte parlajmëruar sulmin terrorist që ndodhë në Banjskë.
Rexhaj në “Five” të RTV Dukagjinit, tha se shefi i AKI-së, përvec presdientes Vjosa Osmani e kryeministrit Albin Kurti, i kishte paralajmëruar edhe deputetët e Komisionit për Siguri.
“Kreu i AKI-se, atëhererë ka qenë sekret kombëtarë, na ka paralajmëruar për këtë gjë në komision. Na ka tregu me kohë… institucionet e sigurisë nuk e kanë ditë ditën dhe orën, por e kanë ditë që po afrohet. Projekti i Qeverisë që veriut nga një stacion i shtohen edhe 7 të tjera, ka qenë se mund të ketë sulme të tilla”, tha ai.
Rexhaj tha se nuk janë të vërteta pretendimet se Kosova ishte gjendur në befasi nga sulmi terrorist i 24 shtatorit.
“Ka pasur tendencë që jemi hasur në befasi, e na shpëtu Zoti, nuk qëndrojnë sepse informacionet kanë qenë në kohë, gjithë mekanizmat e policia atje ka qenë e informuar”, tha ai.
Deputeti i VV-së, theksoi se nga Serbia mund të pritet që edhe në të ardhmen të priten sulme të ngjashme.