Ministri i Financave Hekuran Murati ka pritur në takim delegacionin e Fondit Saudit për Zhvillim, të udhëhequr nga Mohammad Alfayadh, përcjellë InLajmi.
Murati ftoi të pranishmit të shqyrtonin mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e shëndetësisë si dhe për zgjatjen e marrëveshjes me Fondin Saudit për financimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Mitrovicë.
Diskutimet në këtë takim ishin kryesisht të fokusuara në mundësi bashkëpunimi dhe projekte mjedisore, të transportit dhe energjisë.
Përfaqësuesit e Fondit Saudit për Zhvillim falënderuan Ministrin Murati për mikpritjen e ngrohtë dhe theksuan dëshirën për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Financave:
Ministri Murati priti në takim delegacionin e Fondit Saudit për Zhvillim
Ministri Murati priti në takim delegacionin e Fondit Saudit për Zhvillim, të udhëhequr nga z. Mohammad Alfayadh, për të diskutuar disa nga projektet me prioritet të qeverisë në kuadër të thellimit të bashkëpunimit.
Diskutimet në këtë takim ishin kryesisht të fokusuara në mundësitë për bashkëpunim në projekte mjedisore, të transportit dhe të energjisë. Përveç këtyre sektorëve, projektet infrastrukturore u vlerësuan si kyçe dhe me shumë potencial për investimet e huaja.
Gjatë këtij takimi, Ministri Murati ftoi të pranishmit të shqyrtonin mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e shëndetësisë, si dhe për zgjatjen e marrëveshjes me Fondin Saudit për financimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Mitrovicë, duke marrë shkas nga bashkëpunimi i suksesshëm i deritanishëm.
Përfaqësuesit e Fondit Saudit për Zhvillim falënderuan Ministrin Murati për mikpritjen e ngrohtë dhe theksuan dëshirën për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen./InLajmi/