Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar pamje nga rruga Prishtinë-Mitrovicë, përcjellë InLajmi.
Kurti tha se nga rruga e cila ishte me 2 korsi tashmë do të jetë rrugë nacionale me 2 drejtime secila me nga 2 korsi duke shtuar këtu edhe një korsi ndihmëse anash.
Ai gjithashtu tha se planet e dobëta dhe përgatitjeve të pakta u ka ardhur fundi pasiqë sipas tij ka plane të hollësishme dhe përgatitje të duhura duke përfshirë këtu edhe punë pa zvarritje por me rregulla.
Postimi i plotë i tij:
Nga një rrugë e cila ishte me dy korsi, tash do të kemi rrugë nacionale me dy drejtime, secila me nga dy korsi, gjithsej katër, plus nga një korsi ndihmëse anash.
Nga projekte me plane të dobëta, përgatitje të pakta dhe zvarritje të gjata, tani kemi plane të hollësishme, përgatitje të duhura dhe punë të rregullta.
Rruga Prishtinë-Mitrovicë po bëhet./InLajmi/