Ministri i Mbrotjes së Republikës së Shqipërisë Niko Peleshi, ka njoftuar se është hapur baza ajrore e NATO-s, me infrastrukturë moderne për flotën tonë të helikopterëve e dronëve të armatosur dhe avionët luftarakë të Aleancës, përcjell InLajmi.
Peleshi tha se kjo do të shërbejë edhe për të çuar në një tjetër nivel përgatitjen e aviatorëve tanë, ndërkohë që i jep vendit tonë një rëndësi të re gjeostrategjike.
Postimi i plotë i tij:
Kuçovë – Hapet baza ajrore e NATO-s, me infrastrukturë moderne për flotën tonë të helikopterëve e dronëve të armatosur dhe avionët luftarakë të Aleancës, e cila do të shërbejë edhe për të çuar në një tjetër nivel përgatitjen e aviatorëve tanë, ndërkohë që i jep vendit tonë një rëndësi të re gjeostrategjike. /InLajmi/