Kombëtarja shqiptare do të luajë 2 ndeshje miqësore në muajin mars ndaj Kilit dhe Suedisë.
Teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga grumbullimi i parë për këtë vit, legjionarët kuqezi vijojnë të dërgojnë sinjale pozitive për trajnerin Silvinjo.
Sokol Cikalleshi u rikthye te goli në kampionatin turk, pasi shënoi në sfidën Pendikspor-Konyaspor, që u fitua nga skuadra e tij me rezultatin 0-2. Sulmuesi i Kombëtares zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të falë një penalltie që e shndërroi në gol, shkruan IndeksOnline.
Ky realizim ishte historik për Cikalleshin pasi u bë lojtari i huaj me më shumë gola 27 në historinë e Konyaspor.