Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani është takuar me Ministrin e Jashtëm të Sudanit Jugor James Pitia Morgan, përcjell InLajmi.

Presidentja së bashku me ministrin diskutuan për potencialin e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet 2 vendeve.

Osmani u shpreh se Kosova është e përkushtuar të vazhdojë të ndërtojë partneritete të reja me shtetet anembanë globit.
Postimi i plotë i saj:
Gjatë takimit tonë me Ministrin e Jashtëm, të Sudanit të Jugut James Pitia Morgan, diskutuam për potencialin e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona. Kosova është e përkushtuar të vazhdojë të ndërtojë partneritete të reja me shtetet anembanë globit. /InLajmi/




















