Një shofere kamioni u shpëtua mrekullisht kur makina e saj u përplas me parmakët e urës dhe mbeti e varur mbi Lumin Ohio.
Pamjet nga vendi i ngjarjes thuhet se tregojnë momentin kur një reagues i lidhur me një vinç u ul në kabinën e kamionit dhe nxori shoferen jashtë, shkruajnë mediat e huaja.
Në një moment të 2 u gjendën të varur mbi lumë krahas kamionit mbi urën në Louisville, Kentaki.
Të lidhur me një litar dhe duke u mbajtur pas njëri-tjetrit, të dy u ngritën ngadalë lart dhe të sigurt mbi urë.
Shoferja thuhet se “mashtroi” vdekjen, pasi rënia në lumin e ftohtë të akullt do të ishte si të godiste betonin, shkruan Alsat.m.
Kamioni mbeti i varur nga ura edhe pasi shoferja u shpëtua dhe ura u mbyll për trafikun ndërsa autoritetet vijuan punën në vendngjarje.