2 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën nga shpërthimi në një magazinë pasditen e djeshme në qytetin e Lushnjës.
Babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxha 24 vjeç mbetën të vdekur nga shpërthimi që ndodhi në vinçin me të cilin të 2 punonin.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shpërthimi ka ndodhur kur vinçi ka prekur telat e tensionit të lartë ndërsa nuk përjashtohet pista e shpërthimit të një bombole të madhe që vinçi po transportonte.
Një ditë pas shpërthimit, Euronews Albania ishte në vendin e ngjarjes, ku gjithçka është shkatërruar ndërsa grupi i ekspertëve hetojnë mes rrënojave për të zbuluar më shumë mbi shkaqet që sollën tragjedinë.