Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se për të 5-tin vit me radhë do të shënohet muaj i aktiviteteve për gratë në vendin tonë.
Përmes një video-adresimi Haxhiu, njëherësh kryetarja e organizatës për gratë në Vetëvendosje tha se GVV do të zhvillojë aktivitete që adresojnë përmirësimin e jetës së vajzave dhe grave në tërë komunat e vendit.
“Marsi sjell pranverën, GRATË BARAZINË! Angazhohemi në përditshmëri për pavarësinë ekonomike të vajzave dhe grave, edukimin dhe qasjen në arsim, në shërbime shëndetësore, barazi në pronë dhe në vende të punës, njohjen e të drejtave riprodhuese, të drejtën për të vendosur vetë për veten, të drejtën për jetë të dinjitetshme”, tha Haxhiu.