Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka shkuar në Turqi, për të diskutuar ato që ajo i quan sfida urgjente të sigurisë, përcjellë InLajmi.
Në takimet e nivelit të lartë do te theksoj nevojën për veprim për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, shtoi Gërvalla.
Postimi i plotë i saj:
Në Antalia për #ADF2024, duke diskutuar disa nga sfidat më urgjente të sigurisë së sotme dhe duke eksploruar zgjidhje paqësore gjatë kësaj periudhe të trazuar, Në takimet e nivelit të lartë do të theksoj nevojën për veprim për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”./InLajmi/