Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka pranuar ftesën e presidentit të Turqisë, Recep Erdogan, për të marrë pjesë në edicionin e këtij viti të Forumit Diplomatik në Antalya.
Presidentja Osmani ka thënë se pret takime produktive dhe ka theksuar rëndësinë e diskutimeve mbi avancimin e diplomacisë në nivel ndërkombëtar.
“Me ftesë të presidentit të Turqisë, Recep Erdogan, i jam bashkuar udhëheqësve të tjerë nga e gjithë bota në edicionin e këtij viti të Forumit Diplomatik në Antalya. Pres me padurim takime produktive, si dhe për të diskutuar mbi domosdoshmërinë e avancimit të diplomacisë”, ka njoftuar Osmani, në platformën X.
Në forumin, i cili do të mbahet për herë të 3-të këtë vit me temën kryesore “Theksimi i diplomacisë në kohë krize”, do të diskutohen shumë çështje si ndryshimet klimatike, migrimi, antiislamizmi, luftërat tregtare dhe inteligjenca artificiale, si dhe çështjet e krizat globale.
Siç raporton AA, numri i pjesëmarrësve pritet të jetë afër 4.500 këtë vit.
Në fjalën e tij në hapjen e forumit, presidenti Erdogan tërhoqi vëmendjen për sulmet e Izraelit ndaj Gazës, shkruan TV Dukagjini.
Duke theksuar se ajo që ndodhi në Gaza nuk ishte një luftë, por një përpjekje për gjenocid, Erdogan vazhdoi si më poshtë.