Yllit të futbollit Xherdan Shaqiri, i është anuluar sërish leja për ndërtimin e një vile luksoze në Rheinfelden AG të Zvicrës.
Reprezentuesi i Zvicrës do t’i drejtohet instancave më të larta të gjykatës federale në lidhje me këtë.
Shaqiri planifikon ndërtimin e një vile që do të kushtonte gati 3 milionë franga zvicerane. Por, projekti po i rrezikohet me heqjen e lejes së ndërtimit.
Një përballje të ngjashme ligjore kishte pasur edhe legjenda e tenisit Roger Federer. Por, atij i ishte lëshuar në fund leja e ndërtimit dhe është duke e ndërtuar vilë luksoze, shkruan ‘’Blick’’.
Mirëpo, 32-vjeçari po vazhdon betejën.
Qyteti Rheinfelden AG i kishte dhënë atij leje ndërtimi qysh në gusht të vitit 2022. Pasi publikimit të projektit dhe aplikimit për ndërtim në pranverën e vitit 2021, kishte pasur katër kundërshtime. Ndër to u kritikuan hijet, emetimet e dritës dhe një gjelbërim shumë i vogël, shkruan Sinjali.
Këto kundërshtime fillimisht u zbutën përmes korrigjimit të projektit, për këtë arsye u miratua kërkesa për ndërtim. Megjithatë, leja nuk ishte ende ligjërisht e detyrueshme, ankuesit kishin 30 ditë për të bërë ankesë dhe leja u tërhoq.