Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka thënë se edhe 4 fëmijë kanë vdekur në spitalin Kamal Adwan.
Në njoftimin e kësaj ministrie është bërë e ditur se këta fëmijë kanë vdekur nga dehidratimi dhe uria.
Ministria ka njoftuar me vdekjen e këtyre 4 fëmijëve, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga uria këtë javë, ka shkuar në 10.
Ndërkaq, zyrtarët palestinezë kishin paralajmëruar këtë javë se mijëra persona mund të vdesin nga uria në ditët në vijim nëse ndihma e duhur humanitare nuk arrin të gjitha rajonet e Gazës.