• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 12 May, 2025
  • Hyrje
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Hovenier këshillon Kosovën ta çojë draftin për Asociacionin sa më shpejt në Kushtetuese

Antigona Selimi nga Antigona Selimi
29 February 2024
në Kosovë
0 0
0
Hovenier këshillon Kosovën ta çojë draftin për Asociacionin sa më shpejt në Kushtetuese
0
SHPERNDARJE
32
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka këshilluar Qeverinë e Kosovës që të kërkojë sa më shpejt mendimin e Gjykatës Kushtetuese për një draft-statut të hartuar prej Perëndimit për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Në këtë mënyrë, Kosova do të përfitonte në mënyrë substanciale. Do të ekzistojë një përgjigje nëse [dokumenti] është kushtetues apo jo, do të dihet a ka kompetenca ekzekutive apo jo, dhe mendojmë se vetëm Gjykata mund ta japë atë vlerësim. Diçka e tillë do të krijojë një dinamikë ndryshe dhe do të reflektojë përkushtimin e Kosovës për t’i përmbushur obligimet që ka”.

Hovenier i ka bërë këto deklarata gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë në ndërtesën e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Në tetor të vitit të kaluar, diplomatët perëndimorë i kanë paraqitur Kosovës dhe Serbisë një draft-statut për formimin e Asociacionit, të cilin palët e kanë pranuar në parim.

Megjithatë, ende nuk është bërë ndonjë hap drejt themelimit të tij.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

‘’Duhet të dialogohet mënyra e zbatimit të rregullores së BQK-së’’

Hovenier, ka thënë të enjten se duhet të dialogohet mënyra e zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që e përcakton euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme.

Ai ka thënë se dialogu mund të mos jetë vendi më i përshtatshëm për të diskutuar çështjet e brendshme të Kosovës, por që tema e dinarit duhet të negociohet, pasi Kosova ka dhënë zotim për t’i mbrojtur komunitetet pakicë.

Hovenier ka insistuar që Shtetet e Bashkuara nuk janë duke e sfiduar përgjegjësinë dhe autoritetin e Bankës Qendrore të Kosovës dhe as nuk po e mbrojnë dinarin, por janë të shqetësuara për mënyrën e zbatimit të rregullores së BQK-së.

“Ka ndikim të drejtpërdrejtë te individët që janë më të cenueshëm”, ka thënë Hovenier duke e marrë shembullin e ndonjë të moshuari 70-vjeçar që është mësuar që të shkojë në një zyrë për të marrë pensionin.

Mes tjerash, Hovenier ka thënë se Serbia nuk duhet të ketë veto për mënyrën e ofrimit të ndihmës, por duhet të diskutohet kjo çështje.

Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) e cila ka hyrë në fuqi më 1 shkurt të këtij viti e përcakton euron si valutën e vetme për kryerje të pagesave me para të gatshme në Kosovë.

Kjo rregullore i ka prekur komunat me shumicë serbe në Kosovë, pasi në to përdoret edhe dinari serb.

Shteti i Serbisë deklaron se ndan miliona euro për serbët në Kosovë dhe ua paguan atyre rrogat, pensionet dhe ndihmat shtesë.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje të vazhdueshme Kosovës që të pezullojë vendimin për dinarin serb dhe që bisedimet për rregulloren e BQK-së në Bruksel “të vazhdojnë me urgjencë”.

Më 27 shkurt, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë janë takuar në Bruksel, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian për këtë çështje, por zyrtarët evropianë kanë thënë se “takimet shtesë do të jenë të nevojshme”.

Kushtetuta e Kosovës përcakton që duhet të ekzistojë vetëm një valutë për kryerje të pagesave me para të gatshme.

Kosova nuk është pjesë e Eurozonës të cilën e përbëjnë 20 vende anëtare të Bashkimit Evropian por e ka euron si valutë kryesore prej vitit 2002.

Disa serbë në Kosovë kanë treguar se nuk po mund të marrin të ardhurat prej Serbisë në dinarë, në mungesë të kësaj valute.

Dogana e Kosovës e ka ndaluar 2 herë këtë vit hyrjen e dinarëve në Kosovë, me arsyetimin se diçka e tillë nuk është autorizuar prej BQK-së, institucionit të vetëm që mund të bëjë importimin dhe eksportimin e valutave.

‘’Huti’’ për idenë e një konference ndërkombëtare

Hovenier është shprehur i hutuar nga pyetja nëse ekziston mundësia e organizimit të një konference ndërkombëtare për marrëveshjes me Kosovës dhe Serbisë.

“Ne e kemi një marrëveshje të mirë, të arritur pothuajse një vit më parë”, ka thënë Hovenier, si referencë për pajtueshmërinë e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë, për zbatim të Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Ai ka rikujtuar që si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë marrëveshjen si të obligueshme për të 2 palët, dhe krejt çfarë duhet tani është gatishmëria për të punuar në zbatimin e saj.

“Por, ne jemi të zhgënjyer që nuk është duke ndodhur diçka e tillë”

Tags: BQKJeffrey HovenierQeveria e Kosovës
Postimi i mëparshëm

A e dini pse egziston “viti i brishtë”?

Postimi tjetër

Shaqiri nuk mund ta ndërtojë vilën luksoze, i tërhiqet sërish leja

Të ngjajshme Postime

Mot me diell dhe vranësira në Kosovë
Kosovë

Mot me vranësira e intervale kohore me diell

12 May 2025
Vëllezërit Shantiri lumturuan shumë invalid
Kosovë

Vëllezërit Shantiri lumturuan shumë invalid

11 May 2025
Burrë e grua humbën jetën tragjikisht në Bjeshkët e Junikut, Policia jep detaje
Kosovë

Raportohet se disa motoçiklistë në Gjakovë shfaqën simbole nacionaliste, deklarohen nga Policia

11 May 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell orëve të paradites, ndërsa pasdite pritet të ketë shtim të vranësirave

11 May 2025
Stuhi e fortë në Gjevgjeli, një person humb jetën nga rrufeja
Kosovë

Bali Muharremaj konfirmon gjetjen e motorristëve të humbur: Janë shëndosh e mirë

11 May 2025
Ngërçi politik kërcënon projektin më të madh sportiv në historinë e Kosovës
Kosovë

Ngërçi politik kërcënon projektin më të madh sportiv në historinë e Kosovës

10 May 2025
Postimi tjetër
Shaqiri nuk mund ta ndërtojë vilën luksoze, i tërhiqet sërish leja

Shaqiri nuk mund ta ndërtojë vilën luksoze, i tërhiqet sërish leja

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 22 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 12 maj ndër vite?

12 May 2025
Bukë e thekur me rigon dhe hudhër – Vlerat që fiton organizmi përveç shijes

Bukë e thekur me rigon dhe hudhër – Vlerat që fiton organizmi përveç shijes

12 May 2025
Mot me diell dhe vranësira në Kosovë

Mot me vranësira e intervale kohore me diell

12 May 2025
Çfarë na tërheq tek trupi i personit që duam?

Çfarë na tërheq tek trupi i personit që duam?

12 May 2025
PS kryeson në kutitë e para të numëruara në pesë bashki të Shqipërisë

PS kryeson në kutitë e para të numëruara në pesë bashki të Shqipërisë

12 May 2025
Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

12 May 2025
Vota e diasporës, tensione te Parku Olimpik në Tiranë

Vota e diasporës, tensione te Parku Olimpik në Tiranë

11 May 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Mirëse u ktheve!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Hapni një llogari të re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu