Analisti politik, Astrit Gashi, ka thënë se Qeveria e Kosovës, nuk është e gatshme që ta mbajë një veprim sovranist për vendit deri në fund.
Sipas tij SHBA e ka mësuar “lojën” e Qeverisë dhe se me pak presion po ua ndërrojnë qëndrimet.
“S’mund ta ushtrosh sovranitetin kur në gjysmë të rrugës thua që nisa por s’po e shtroj. Me ushtru sovranitet në botën e sotme është e pamundshme në kontekstin rajonal. S’po flasim në kontekstin brenda lagjeve të Prishtinës, po flasim për kufi”, tha ai, shkruan Dukagjini.
“Mundesh me dashtë me I bas i shtet Sovran por duhet ti bartësh pasojat. A është e gatshme qeveria ti bart pasojat, nuk është dhe pastaj po e ndërron kursin. Nuk po shohim gatishmërinë ti mbaj veprimet sovraniste. SHBA e kanë mësu ngapak taktin, po i mbajnë 2-3 konferenca dhe po ndërron”, ka vijuar ai.