Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Shemsedin Dreshaj, u shpreh se Kosova është vendi i vetëm në rajon dhe Evropë që nuk ka sigurime shëndetësore, raporton InLajmi.
Ai tha se kjo seancë është ftuar bazuar në rrethanat me vite me radhë në shëndetësi, i cili krahasoi Kosovën me Somalinë.
Deputeti i AAK-së tha se ligji për sigurime shëndetësore pritet të ndodh në vitin 2024 por me miratim e këtij ligji, ma merr mendja se çdo gjë nuk është e përmbyllur.
Tutje tha arsyeja se ky ligj kërkon shumë rregullore dhe udhëzime administrative. Rregulloret kërkojnë kohë të mjaftueshme por edhe ekspertë të nevojshëm. Sa paku 2 vjet kërkohet që të hartohen rregulloret e domosdoshme për nevojat e zbatimit të ligjit.
“Kjo seancë është ftuar bazuar në rrethanat me vite me radhë në shëndetësi. Vazhdojmë që të jemi vendi i vetëm në rajon edhe Evropë pa sigurime të mirëfillta shëndetësore. Me sa di unë, vetëm edhe Somalia është në një situatë të ngjashme. Ligji për sigurime shëndetësore pritet të ndodh në vitin 2024 por me miratim e këtij ligji, ma merr mendja se çdo gjë nuk është e përmbyllur. Arsyeja se ky ligj kërkon shumë rregullore dhe udhëzime administrative. Rregulloret kërkojnë kohë të mjaftueshme por edhe ekspertë të nevojshëm. Sa paku 2 vjet kërkohet që të hartohen rregulloret e domosdoshme për nevojat e zbatimit të ligjit”, tha ai.