Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka përkujtuar 26 vjetorit të betejës së Likoshanit dhe Qirezit, përcjell InLajmi.
Krasniqi u shpreh se ka shkuar në Likoshan dhe Qirez për të nderuar martirët dhe dëshmorët e UÇK-së të asaj ane.
Ai tha se para 26 viteteve martirët dhe dëshmorët e UÇK-së përmes guximit, sakrificës dhe gjakut të tyre u bënë dritë për lirinë e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Sot, në Likoshan dhe Çirez, për të nderuar martirët dhe dëshmorët e UÇK-së të kësaj ane, të cilët, 26 vite më parë, përmes guximit, sakrificës dhe gjakut të tyre, u bënë dritë për lirinë e Kosovës.
Lavdi e përjetshme! /InLajmi/

















