Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën në Likoshan dhe Qirez të Drenicës, përcjell InLajmi.
Osmani tha se më 28 shkurt 1998, regjimi gjenocidal i Millosheviqit kreu mizori të papërshkrueshme, duke marrë jetën e 24 shqiptarëve të pafajshëm në Likoshan dhe Qirez të Drenicës.
Presidentja u shpreh se kjo ditë tragjike është një dëshmi e brutalitetit të ushtruar mbi popullin e Kosovës nga regjimi kriminal i Serbisë në zemrën e rezistencës, në Drenicë.
Ajo tha se përballë një tmerri të tillë, vendosmëria për të luftuar për çlirim vetëm sa u forcua. Vajzat dhe djemtë e UÇK-së, sakrifikuan gjithçka për lirinë e vendit.
Tutje shtoi se në këtë 26 vjetor, nderonë kujtimin e atyre që humbëm, duke thënë se trashëgimia e tyre jeton në zemrat tona, ndërkaq sakrifica e tyre na nxit për të vazhduar kërkimin e drejtësisë.

Presidentja tutje tha qoftë i përhershëm kujtimi për të vrarët në masakrat në Likoshan e Qirez! /InLajmi/