Themeluesi i Lëvizjes Socialiste dhe ish-drejtori i fundit i BIA-s, Aleksandar Vulin, theksoi se bashkimi politik i serbëve është i domosdoshëm dhe se kushdo që ka në zemër Serbinë dhe serbët do t’i bashkohet Lëvizjes e Vuçiqit për Popullin dhe Shtetin, transmeton InLajmi.
“Jam i sigurt se njerëzit që kujdesen për Serbinë do t’i bashkohen Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin. Të gjithë ata që kanë serbët në zemër, kudo që jetojnë, do t’i bashkohen asaj lëvizjeje. Është një lëvizje për të mbrojtur të drejtën tonë për të mbijetuar, për të jetuar, për të qëndruar. Lëvizja socialiste sigurisht, , do të jetë pjesë integrale e lëvizjes së udhëhequr nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, tha Vulin dhe shtoi:
“Nuk kam aspak dyshim se bashkimi, se forcimi i pjesës patriotike të Serbisë është një domosdoshmëri. Unë mendoj se bashkimi nuk duhet të mbetet brenda kufijve të Serbisë, por duhet të përhapet kudo që jetojnë serbët, lëvizja është ideja përfundimtare e bashkimit. Ne serbët duhet të jemi një komb politik i bashkuar. Të gjitha kombet politike të suksesshme janë kombe politike unike”, u shpreh Vulin.
Vulin theksoi se Aleksandar Vuçiq nuk ka nevojë për aleatë, por se dëshiron t’u japë hapësirë të gjithë atyre që janë patriotë dhe që duan të punojnë dhe luftojnë për Serbinë.
“Presidenti Aleksandar Vuçiq është një njeri që ka qenë kryetar i partisë më të madhe në Ballkan, nuk ka nevojë për askënd, nuk ka nevojë për një aleat të vetëm. Por ai dëshiron të krijojë një lëvizje në të cilën do t’u japë mundësi të gjithëve pa marrë parasysh përmasat politike, dëshiron t’i japë hapësirë të gjithëve që të marrin hapësirë politike me punën e tyre, me angazhimin e tyre patriotik, këtë nuk do ta bënte askush përveç Aleksandar Vuçiqit. Vuçiq dëshiron që e gjithë skena politike të marrë frymë së bashku”, tha drejtori i fundit i BIA-s dhe themeluesi i Lëvizjes Socialiste, Aleksandar Vulin/InLajmi/