Kastravecat janë ndër dhuratat më të mrekullueshme të natyrës.
Ky frut është shumë i rëndësishëm për ushqyerjen tonë.
Po, kastraveci konsiderohet frut sepse vjen nga një lule dhe përmban farat e bimës.
Sallata e mëposhtme është shumë e lehtë dhe freskuese për organizmin.
E kombinuar me vaj ulliri dhe uthull është një sallatë që jo vetëm të ngop por edhe të ndihmon në dobësim.
Për përgatitjen e kësaj sallate ju nevojiten :
1 lakër e vogël
1 kastravec,
4 lugë gjelle kopër të freskët
Barishte qepësh të njoma
3 lugë gjelle uthull molle
4 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë.
Si fillim duhet të grini hollë lakrën e ta hidhni në enën e sallatës.
Më pas të prisni kastravecin në feta të holla.
Shtoni koprën e grirë, uthullën, kripën dhe piperin e zi.
Përziejini mirë përbërësit e sallatës duke përdorur lugë druri dhe servireni