Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak njofton për takimet e zhvilluar të marten në Bruksel me kryenegociatorin serb, Petar Petkovic, dhe përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës të prira nga Guvernatori, Ahmet Ismaili, përcjell InLajmi.
Lajcak thekson se mirëpret përkushtimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për komunitetet e prekura nga rregullorja e fundit e BQK-së.
Emisari sllovak ka thënë se takimi ka qenë një hap i parë i rëndësishëm, edhe se shumë çështje politike mbesin ende pa përgjigje.
Tutje shton se takimet shtesë janë të nevojshme.
Postimi i plotë i tij:
Unë mirëpres angazhimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për komunitetet e prekura nga rregullorja e fundit e BQK-së. Takimi i sotëm i Dialogut ishte një hap i parë i rëndësishëm, por shumë pyetje politike mbeten pa përgjigje. Do të nevojiten takime shtesë./InLajmi/