Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, tregon se kanë përfunduar punimet renovuese në amfiteatrin e Pallatit të Rinisë, përcjell InLajmi.
Çeku tha se kemi një hapësirë të transformuar dhe kushte të përmirësuara për aktorët dhe publikun e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Tutje shton se tani po vazhdojnë me përkushtim punën për konsolidimin e infrastrukturës kulturore në vend.
Postimi i plotë i tij:
Përfunduan punimet rinovuese në amfiteatrin e Pallatit të Rinisë. Tani kemi një hapësirë të transformuar dhe kushte të përmirësuara për aktorët dhe publikun e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Hapësirën e rinovuar për herë të parë po e shijojnë ekipi i shfaqjes “Kamarja e turpit” nga Ismail Kadare, produksion të cilit po i prijnë Kushtrim Koliqi e Doruntina Basha.
Vazhdojmë me përkushtim punën për konsolidimin e infrastrukturës kulturore në vend./InLajmi/