
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, janë 2 ministra.


Ajo tha se përveç Liburn Aliut, “është edhe Durmishi”, duke aluduar për zëvendësministrin Hysen Durmishi, raporton Express.

Bajrami tha se Durmishi nënshkruan tenderët, gjë që s’ka ndodhur në qeveritë e kaluara.
“E ke të pamundur me e mbrojtë ministrin sepse në kabinetin e ministrisë së infrastrukturës i keni 2 ministra, jo një, sepse është edhe Durmishi. Janë 2 ministra, për faktin se e keni edhe një zëvendësministër i cili nënshkruan tendera që nuk ka ndodhë asnjëherë në historinë e qeverive të tjera”, tha Bajrami në Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.