Vdekja e 4 vjeçares nga Gjakova, ishte temë diskutimi në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale me udhëheqjen e Ministrisë së Shëndetësisë, raporton InLajmi.
Anëtarët e komisionit kërkuan të vërtetën rreth vdekjes së 4 vjeçares, sikur edhe pretendimet se vdekja ka ardhe si pasojë e neglizhencës, por këtë e mohoi ministri i shëndetësisë Vitia i cili tha se pacientja është diagnistikuar me SEP-së.
Tutje është shprehur Vitia se sipas raporteve nga Spitali i Gjakovës dhe QKUK dhe ekzaminimeve që janë bërë, nuk bëhet fjalë për shenja dhune tek vajza e cila ka ndërruar jetë, ashtu siç kanë pretenduar prindërit e saj.
Ai tha se çdo pretendim që çdo veprim ndryshe, ka mund të kishte një epilog tjetër, sipas tij për momentin është vetëm spekulim.
“Është diagnostikuar me Seps. Për diagnozën përfundimtare duhet t’i presim dhe rezultatet e fundit të hetimeve që kanë nisur. Kjo lloj e Sepses që është infeksion i rëndë i gjakut dhe se vdekshmëria është shumë e lartë. Sipas raporteve dhe bisedave me profesionistët e fushës që i kanë trajtuar pacientët s’ka shenja që ka pasur shkaktarë të jashtme që e kanë rënduar gjendjen e pacientës. Shkaktari dhe pse duhet t’i presim rezultate përfundimtare, duket që ka qenë një bakterie që gjendet në hundë, dhe me rënien e imunitetit mund të shkaktojë diagnozë të tillë të rëndë që në raste jo të rralla është vdekjeprurëse. Për momentin çdo pretendim të diagnostikimit me kohë është sfidë për mjeksisë. Këtë do ta vertetojnë hetimet. Por çdo pretendim tani që çdo veprim ndryshe se ka mund të jetë epilog tjetër për momentin qëndron vetëm si spekulim”, tha ministri Vitia.
Vitia , theksoi se para raportit edhe vetë kishte dyshime.
“Kur e kam marrë lajmin edhe unë kam pasur doza dyshimi, që mund të bëjë me neglizhencë potenciale. Kjo vjen dhe për shkakun se përkunder angazhimit të profesionistëve shëndetësore, nuk mund të mohojmë faktin se ka pasur dhe ka raste të tilla në sistemin tonë shëndetësor. Por siç e dalloni raportet paraprake nuk kanë evdientuar ende se bëhet fjalë për neglizhencë të qëllimshme apo të çfarëdo lloji”, tha ministri
Ndërsa ka treguar në hollësi se si është trajtuar 4 vjeçarja në Spitalin e Gjakovës dhe QKUK.
“Sipas raportit pacientja nga momenti i pranimit në Spitalin e Gjakovës është ekzaminuar nga shtatë mjekë nga lëmit të ndryshme dhe se nuk dihej qartë shkaku i gjendjes. Nga ekzaminimet e mjekëve nuk paraqiteshin shenjat e dhunës siç thonin prindërit. Ajo është transferuar në QKUK me autoambulantë. Gjatë 14 orëve që është trajtuar në spitalin e Gjakovës është vizituar nga shtatë mjekë. Gjatë trajtimit në spital janë bërë shumë ekzaminime. Pas të gjitha ekzaminimeve sipas raportit është e qartë se nuk është evidentuar asnjë shenjë dhune që do të rrezikonte jetën e saj. Ajo pastaj është referuar në QKUK, ku kanë vazhduar ekzaminimet dhe trajtimi i duhur”, tha Vitia.
Drejtori i Shskuk-së, Elvir Azizi shpjegoi kronologjiksht ngjarjen se si ka ndodhur, duke thënë se pacientja 4-vjeçare nuk ka pasur shenja dhune dhe se gjendja e pacientes ka qenë e rëndë kur është transferuar në QKUK.
Shtoi se pacientja ka marrë trajtimin e nevojshëm në spitale rajonale si dhe në QKUK.