• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 13 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Ushtria izraelite propozon plan për evakuimin e civilëve nga zonat e luftimeve në Gazë

Antigona Selimi nga Antigona Selimi
26 February 2024
në Bota
0 0
0
Ushtria izraelite propozon plan për evakuimin e civilëve nga zonat e luftimeve në Gazë
0
SHPERNDARJE
39
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ushtria izraelite ka propozuar një plan për evakuimin e civilëve “nga zonat e luftimeve” në Gazë, tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu, të hënën, më 26 shkurt, pasi udhëheqësi izraelit tha se një ofensivë në qytezën Rafah, në jug të enklavës, ishte e nevojshme.

Qeveritë e huaja dhe organizatat e ndihmës vazhdimisht kanë shprehur frikën se një ofensivë ushtarake në Rafah do të rezultonte në numër të madh të viktimave në mesin e civilëve.

Mbi 1.4 milion palestinezë shumica të zhvendosur nga pjesë të tjera të Rripit të Gazës janë strehuar në Rafah. Kjo qytezë po ashtu është pika e parë e hyrjes së ndihmës humanitare në territor, përmes Egjiptit.

Ushtria izraelite “i prezantoi Kabinetit të Luftës planin për evakuimin e popullatës nga zonat e luftimeve në Rripin e Gazës dhe planin e ardhshëm operacional”, u tha në një deklaratë të lëshuar nga Zyra e Netanyahut.

Në këtë deklaratë nuk u dhanë detaje se si dhe ku do të vendoseshin civilët.

Njoftimi vjen përderisa ndërmjetësit nga Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara u takuan në Doha për bisedime, në të cilat morën pjesë edhe përfaqësuesit e Izraelit dhe Hamasit grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian raportuan mediat e lidhura me shtetin egjiptian. Kjo është përpjekja e re për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi para nisjes së Muajit të shenjtë të Ramazanit.

Netanyahu, i cili ka konsideruar kërkesat e Hamasit për tërheqje nga Gaza si “absurde”, deklaroi se një pushtim tokësor në Rafah do t’i jepte Izraelit brenda javësh një “fitore të plotë” ndaj Hamasit, grupit radikal që kreu sulme në jug të Izraelit më 7 tetor, duke nxitur luftën.

“Nëse kemi një marrëveshje armëpushimi, kjo do të vonohej paksa, por do të ndodhte”, tha ai për pushtimin tokësor gjatë një interviste dhënë për CBS të dielën.

“Duhet të bëhet sepse fitorja e plotë është qëllimi ynë dhe kjo fitore mund të arrihet dhe kur të nisim operacionin tonë ky nuk do të jetë objektiv që do të arrihet për muaj të tërë, por brenda javësh”, tha ai.

Mes një krize humanitare në rritje, agjencia kryesore për palestinezë e Kombeve të Bashkuara bëri thirrje për veprime politike në mënyrë që të shmanget uria në Gazë.

Mungesa e furnizimeve ushqimore në veri të Gazës “është një fatkeqësi e shkaktuar nga njeriu”, që mund të zbutet tha Philippe Lazzarini, kreu i agjencisë së OKB-së për palestinezët, e njohur si UNRWA.

“Uria mund të shmanget përmes një vullneti politik që të lejohet qasja dhe mbrojtja e ndihmës së rëndësishme”.

OKB-ja tha se përballet me kufizime, veçmas në dërgimin e ndihmës humanitare në veri të Gazës, shkruan REL.

Lufta në mes të Izraelit dhe Hamasit nisi më 7 tetor, pasi grupi radikal palestinez vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë gjatë sulmeve në jug të Gazës. Si pasojë e ofensivës ajrore dhe tokësore të Izraelit, në Gazë janë vrarë mbi 29.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi.

 

Tags: Benjamin NetanyahuGazaIzraili
Postimi i mëparshëm

Haradinaj-Stublla: Lista Serbe ende vazhdon të financohet nga shteti i Kosovës

Postimi tjetër

Bisedimet për formimin e Qeverisë, Vuçiq të parin fton Shaip Kamberin

Të ngjajshme Postime

Ushtria izraelite paralajmëron palestinezët: Evakuimi nga qyteti i Gazës i pashmangshëm
Bota

Ushtria izraelite paralajmëron palestinezët: Evakuimi nga qyteti i Gazës i pashmangshëm

27 August 2025
Sërish në qendër të vëmendjes dora e Trumpit – pse është i mavijosur dhe cili është shpjegimi?
Bota

Sërish në qendër të vëmendjes dora e Trumpit – pse është i mavijosur dhe cili është shpjegimi?

27 August 2025
Vrasja e 5 gazetarëve, jep dorëheqjen gazetarja e “Reuters”
Bota

Vrasja e 5 gazetarëve, jep dorëheqjen gazetarja e “Reuters”

26 August 2025
Pamje surreale, stuhia e rërës në Phoenix ngre një “mur” të madh mbi qytet
Bota

Pamje surreale, stuhia e rërës në Phoenix ngre një “mur” të madh mbi qytet

26 August 2025
Presidenti i Koresë së Jugut i kërkon Trumpit të takohet me Kim Jong Un
Bota

Presidenti i Koresë së Jugut i kërkon Trumpit të takohet me Kim Jong Un

25 August 2025
Trump i përgjigjet sulmit izraelit në Gaza: Nuk dua ta shoh
Bota

Trump i përgjigjet sulmit izraelit në Gaza: Nuk dua ta shoh

25 August 2025
Postimi tjetër
Bisedimet për formimin e Qeverisë, Vuçiq të parin fton Shaip Kamberin

Bisedimet për formimin e Qeverisë, Vuçiq të parin fton Shaip Kamberin

Lajmet e fundit

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

29 August 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

28 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu