Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Ismajl Kurteshi, ka thënë në emisionin Info Magazine se Rregullorja për dinarin është në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.
“Kjo çështja është praktikë e të gjitha vendeve sovrane në botë”, tha ai në Klan Kosova.
Kurteshi e ka komentuar edhe pjesëmarrjen në diskutimet që do të mbahen në Bruksel rreth kësaj çështje.
“Pjesëmarrja nuk mund të vlerësohet as si gabim, as si veprim i qëlluar. Varet se çka do të bisedohet, kur i dëgjojmë se çka kanë biseduar atëherë edhe mund ta bëjmë vlerësimin se a kanë bërë mirë që kanë shkuar apo jo?”, tha ai.
Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se janë të gatshëm që të marrin pjesë në takimin e nesërm në Bruksel për të diskutuar për dinarin, takim ky i thirrur nga emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirsolav Lajçak.
Nga BQK-ja kanë bërë të ditur se edhe me parë janë shprehur se mund të marrin pjesë në takime të tilla që kanë të bëjnë me valutën monetare, dinari serb.