Zëvendëskryeministri i Ukrainës, Oleksandr Kubrakov, ka bërë të ditur se rreth 160 tonë drithë ukrainas u shkatërruan në një stacion treni polak.
“160 tonë drithë të shkatërruar ukrainas. Drithi ishte në tranzit në portin e Gdansk dhe më pas në vende të tjera”, është shprehur ai përmes një postimi në “X”.
Ai është shprehur se ky është rasti i 4 që gjëra të tilla ndodhin në stacionet hekurudhore polake, shkruan Sky News, shkruan Klankosova.tv.
“Rasti i 4 i vandalizmit në stacionet hekurudhore polake. Rasti i 4 i pandëshkueshmërisë dhe papërgjegjshmërisë” ka thënë ai.

















