Karateistja kosovare, Alma Loki fitoi medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik, pasi mundi kundërshtaren serbe, Neda Millosheviq.
Gara u mbajt në Podgoricë, ndërsa Loki shënoi 5 fitore, duke kulmuar me fitoren ndaj serbes për medaljen e artë për Seniorë.
“Është kjo medalja e parë ndërkombëtare e karatesë tonë në disiplinën kata”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës, raporton Klankosova.tv.
Vlen të theksohet se në këtë garë, Kosova dhe Serbia kanë marrë pjesë me flamujt e tyre shtetërorë, që shënon një prej ngjarjeve të pakta ku këto 2 vende pranojnë të garojnë të barabarta.