• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 17 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Zelensky thirrje Kongresit amerikan ta kalojë një pako prej 60 miliardë dollarësh ndihmë

Antigona Selimi nga Antigona Selimi
23 February 2024
në Bota
0 0
0
Zelensky thirrje Kongresit amerikan ta kalojë një pako prej 60 miliardë dollarësh ndihmë
0
SHPERNDARJE
107
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Kongresit amerikan ta kalojë një pako prej 60 miliardë dollarësh ndihmë për vendin e tij, për t’u mbrojtur kundër forcave pushtuese të Rusisë, duke thënë se kjo është alternativë më e lirë sesa pasojat e një fitoreje ruse.

Në një intervistë për televizionin konservator Fox News më 22 shkurt, 2 ditë para përvjetorit të dytë të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Zelensky paralajmëroi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të futet edhe më thellë në Evropën Lindore nëse e zapton Ukrainën.

“Nëse ata (Kongres) duan të jenë shumë pragmatikë, çmimi që ne po e kërkojmë tani… është më i vogël sesa ai që do të jetë në të ardhmen nëse [Rusia] do të futet në vendet e NATO-s”, tha Zelensky.

“A do të mbijetojë Ukraina pa mbështetjen e Kongresit? Natyrisht. Por, jo të gjithë ne”, shtoi ai, derisa i fitoi presidentin Joe Biden dhe Donald Trumpin, i cili është në rrugë për t’u nominuar për president nga Partia Republikane, ta vizitojnë Ukrainën dhe të jenë dëshmitarë të gjendjes në vijat e frontit të “kësaj tragjedie”.

Pas 4-ër muajsh debat, Senati amerikan e miratoi në fillim të këtij muaji një projektligj për shpenzime plotësuese nga i cili Ukrainës i ndahen rreth 60 miliardë dollarë, kryesisht për blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake. Megjithatë, një grup i republikanëve të ekstremit të djathtë në Dhomën e Përfaqësuesve e kanë bllokuar atë, sepse synojnë ta lidhin atë me reformat e emigrimit në SHBA.

Kjo vonesë është duke pasur pasoja të mëdha në fushëbetejë, pasi forcave ukrainase po u harxhohet municioni dhe armët për mbrojtje ajrore. Javën e kaluar, forcat ruse e zaptuan qytetin lindor Avdivka, duke e shënuar fitoren e parë të madhe për Kremlinin prej majit 2023.

Duke folur për Fox News, Zelensky iu lut drejtpërdrejt amerikanëve konservatorë, mbështetja e të cilëve për Ukrainën është zvogëluar në vitin e fundit.

Sipas një sondazhi nga Qendra Hulumtuese Pew, gati gjysma e qytetarëve amerikanë të cilët identifikohen si republikan apo që ua mbajnë anën republikanëve, thonë se Shtetet e Bashkuara po i japin shumë mbështetje Ukrainës.

Vetëm një në 6 njerëz të cilët identifikohen si demokrat apo ua mbajnë anën demokratëve, kanë qëndrim të njëjtë.

“Në krye të luftës ukrainase (për ndihmë, presidenti Zelensky po u flet republikanëve përmes një mediumi që konservatorët e shikojnë më së shumti”,

tha për Radion Evropa e Lirë Daniel Vajdich, president i Yorktoën Solutions, një firmë lobuese nga Uashingtoni, klient i së cilës është edhe Ukraina.

Zelensky i adresoi shqetësimet e ngritura shpesh nga republikanët e ekstremit të djathtë për ndihmën, korrupsionin, zgjedhjet dhe një marrëveshje për paqe.

Ai tha se ndihma amerikane Uashingtoni ka qenë dukshëm donatori më i madh i Kievit shkon për nevoja ushtarake dhe jo për pensione ukrainase. Në fakt, disa demokratë kanë argumentuar, shumica e ndihmës shkon për kompanitë amerikane, të cilat marrin kontratat për ta furnizuar Kievin me armë.

Zelensky tha se Qeveria ukrainase po vazhdon me reformat kundër korrupsionit të mbështetura nga Perëndimi dhe e mohon se po kërkon t’i shtyjë zgjedhjet për të mbetur në pushtet. Ai tha se Kushtetuta s’e lejon mbajtjen e zgjedhjeve në kohë lufte.

Zgjedhjet presidenciale të Ukrainës ishin caktuar për këtë vit.

I pyetur për mundësinë e bisedimeve për paqe, lideri ukrainas tha se Putinit nuk mund t’i zihet besë, duke shtuar se lideri rus nuk do të heqë dorë kurrë nga përpjekjet për ta pasur në dorë Ukrainën.

Ai tha se pozita e Putinit në bisedime do të dobësohet me kohë, derisa Rusia pëson më shumë humbje në fushëbetejë.

Në ndërkohë, tha ai, Ukraina do të përgatitet për një kundërofensivë tjetër dhe premtoi se forcat ruse në jug do t’i marrin “disa befasi”.

Kjo intervistë u bë saktësisht dy javë pasi komentuesi i njohur konservator, Tucker Carlson dikur ndër prezantuesit më të njohur në Fox e transmetoi intervistën e tij me presidentin rus Putin.

Lideri autoritar rus pretendoi në intervistë se Ukraina është kërcënim për Rusinë, sepse po kërkon t’i bashkohet NATO-s.

I pyetur se kur do të përfundojë lufta, Zelensky tha se kjo varet nga vendosmëritë e Perëndimit. Ai tha se Perëndimi druhet se çfarë do të ndodhë me Rusinë fuqinë e dytë më të madhe bërthamore në botë nëse e humb luftën.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt”, tha Zelensky, shkruan REL.

“Kur do të jetë bota e gatshme ta ndalë Putinin? Epo, të jemi të sinqertë. Bota nuk është e gatshme vërtet që Putini të jenë në gjendje ta humbë pushtetin. Bota ka frikë nga ndryshime në Federatën ruse”, shtoi ai.

 

Tags: UkrainaVladimir PutinVolodymyr Zelensky
Postimi i mëparshëm

Çitaku: VV-ja vazhdonë të krijojnë kriza dhe konflikte me aleatët

Postimi tjetër

Kurti i gëzohet fitores ndaj Irlandës: Dardanët i dalin zot Kosovës

Të ngjajshme Postime

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?
Bota

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?

16 October 2025
Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë
Bota

Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

16 October 2025
Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve
Bota

Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve

28 September 2025
FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd
Bota

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd

28 September 2025
Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore
Bota

Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore

28 September 2025
Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh
Bota

Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh

28 September 2025
Postimi tjetër
Kurti i gëzohet fitores ndaj Irlandës: Dardanët i dalin zot Kosovës

Kurti i gëzohet fitores ndaj Irlandës: Dardanët i dalin zot Kosovës

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu