Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit në Romë të Italisë, ka njoftuar se gjatë takimeve atje, u diskutua për çështjen e negociatave Kosovë-Serbi.
Përmes një postimi në Facebook, Lajçak ka bërë të ditur se në takim me zyrtarët italianë, u ka theksuar nevojën urgjente të normalizimit të raporteve mes të 2 vendeve, shkruan Gazeta Blic.
“Diskutuam për zhvillimet e fundit në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, çështjet më të gjera rajonale dhe hapat e tjerë në muajt në vijim”, thuhet në postimin e Lajçak, shkruan Gazeta Blic.
Njëherit, emisari evropian ka përmendur edhe Konferencën e Sigurisë që u mbajt në Munih, javën e kaluar.