• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 21 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Konjufca: Kosova është shembull i mirë për përmbushjen e agjendave globale

Antigona Selimi nga Antigona Selimi
23 February 2024
në Kosovë
0 0
0
Konjufca: Kosova është shembull i mirë për përmbushjen e agjendave globale
0
SHPERNDARJE
30
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka filluar sot punimet Konferenca Rajonale “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor”, organizuar nga Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes fascilitimit të NDI-së, nëpërmjet përkrahjes së Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Kosovë, si dhe Ambasadës Kanadeze në Kroaci dhe Kosovë.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në fjalën e tij tha se institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë iniciativa që kanë kontribuar në zbatimin e agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë.

“Kosova është shembull i mirë për përmbushjen e agjendave globale, pavarësisht fakti që shpesh jemi të kufizuar për t’i dhënë zë punës tonë në këto organizma në të cilat ende nuk jemi anëtarë. Ne kemi shumë shembuj të grave e vajzave të Kosovës që janë angazhuar aktivisht për ta shtyrë këtë agjendë përpara, ashtu siç kanë kontribuuar përgjatë gjithë etapave të shtetndërtimit tonë”, tha Konjufca.

Kryetari i Kuvendit tha se përfshirja e grave në proceset e paqes e të sigurisë është parakusht për paqen dhe demokracinë e qëndrueshme, përderisa kujtoi se Kosova ka zgjedhur një grua presidente dhe së fundi Kuvendi po ashtu zgjodhi një grua në pozitën e komisioneres parlamentare për ushtrinë.

“Një tregues i mirë i vendosmërisë sonë politike për ta rritur numrin e grave në sektorin e sigurisë nga ana e parlamentit është edhe zgjedhja tash së fundmi e komisioneres grua parlamentare për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, tha kryetari Konjufca, përderisa përgëzoi Grupin e Grave Deputete për angazhimin e tij për forcimin e rolit dhe të pozitës së gruas në shoqëri.

Në një adresim special para të pranishmëve, presidentja Vjosa Osmani tha se gratë janë boshti i historisë së Kosovës në etapa të ndryshme shtetërore, që nga rezistenca paqësore, lufta e UÇK-së dhe shtetndërtimi, deri te forcimi i pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

“Në bosht të historisë, popullit tonë – Kosovës, si në kohën e rezistencës paqësore ashtu edhe gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe pasluftës në procesin e shtetndërtimit, por edhe sot përderisa fuqizojmë pozitën tonë në arenën ndërkombëtare, ka qenë pikërisht roli i grave që ka shtyrë para në mënyrë vendimtare paqen dhe sigurinë në vendin tonë e më gjerë”, tha presidentja Osmani, duke shtuar se pjesëmarrja e grave në proceset e paqes dhe sigurisë s’është veç çështje barazie dhe drejtësisë, por është gurthemeli për arritjen e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në vend, rajon dhe më gjerë.

E para e shtetit tha se gratë në rrafshin global luajnë rol vendimtar për ndërtimin e mirëkuptimit dhe sigurimit që marrëveshjet e paqes të jenë gjithëpërfshirëse.

“Kur gratë përfshihen në procese të paqes, marrëveshjet e vijnë më shpejt por kanë edhe qëndrueshmëri më afatgjatë. Gratë sjellin perspektiva, strategji dhe zgjidhje unike në tryezë që shpesh anashkalohen në mjediset e dominuara nga burrat”, tha presidentja Osmani.

Kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Tinka Kurti, në adresimin e saj tha se tha se në institucionet tona po rritet roli i grave në procese vendimmarrëse, ndërsa kujtoi pjesëmarrjen dhe rolin e grave në FSK, në organet e rendit, në polici dhe në institucione të tjera publike.

Ajo tha se Kuvendi i Republikës së Kosovës sipas certifikimit të fundit të zgjedhjeve, ka pasur 42 deputete nga 120 në total, duke tejkaluar kështu kuotën prej 30 për qind të paraparë me ligj, përderisa komisionet parlamentare nga 14 sa janë, tetë drejtohen prej deputeteve gra.

“Që të rritet përfaqësimi i grave në proceset vendimmarrëse të të gjitha niveleve është edhe kërkesë e kohës, e të drejtës dhe rezolutës së përmendur sot. Paqja dhe siguria nuk mund të jenë ndryshe veçse të plota. Të tilla duhet janë veç kur gratë janë të përfshira aktivisht. Edhe në Kuvendin tonë dhe gjithkund nëpër botë siguria po lidhet çdo ditë e më shumë me gratë. Ato nuk mund të përdoren si kërcënim, as si armë. Gratë meritojnë të jetojnë të lira e të sigurta në ambiente paqësore. Kush më mirë mund të garantojë këtë për gratë sesa vetë ato?”, theksoi deputetja Kurti.

Eliza Hoxha, e cila moderoi konferencën, tha se aleancat për gratë brenda institucioneve shtetërore, veçanërisht parlamenteve, janë platforma që bashkojnë të gjitha gratë pa dallim, duke tejkaluar ngjyrimet politike dhe për të çuar përpara një agjendë më të madhe. Aty ku kjo ndodhë, tha deputetja Hoxha, ndodhin mrekullitë.

“Kosova dhe vendet e rajonit kanë përqafuar rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për Gratë, për Paqen, për Sigurinë, në katër shtyllat e saj. Shohim se angazhimet e akterëve institucionalë për të adresuar çështje tematike dhe mbështetur ato përmes planeve kombëtare, si dhe dokumenteve të tjera sektoriale strategjike”, theksoi deputetja Hoxha.

Ambasadorja e Kanadasë në Kroaci dhe Kosovë, Jessica Blitt, duke përshëndetur këtë konferencë, potencoi angazhimin e shtetit të saj, si në agjendën e brendshme, ashtu edhe të jashtme, për forcimin e rolit të gruas në të gjithë sektorët.

Nga Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), drejtoresha Nancy Soderberg potencoi se arritjet e deritashme në këtë rrugëtim por edhe sfidat që ekzistojnë përpara, për përfshirje sa më të madhe të grave, jo vetëm në sferën e sigurisë, por në të gjitha fushat.

Etilda Gjonaj, deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, njëherësh Raportuese e Përgjithshme në Këshillin e Evropës për Dhunën ndaj Grave, pasi shprehu përgëzimet e saj për organizimin e kësaj konference, theksoi përkushtimin e saj dhe të delegacionit të Shqipërisë në APKE, për të mbështetur maksimalisht Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Konferenca, e cila synon të promovojë zbatimin e Rezolutës 1325 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke adresuar rolin e rëndësishëm të Kuvendit në zbatimin, monitorimin dhe promovimin e Agjendës së Grave, si dhe rolin e Grupit të Grave Deputete në këtë proces, po vazhdon punimet sipas agjendës, me diskutime në panele./InLajmi/

Tags: Glauk KonjfucaTinka KurtiVjosa Osmani
Postimi i mëparshëm

Haradinaj i uron mirëseardhje Profesor Nagip Skenderit në AAK

Postimi tjetër

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpall 10 finalistët e Çmimit “Lumo Skëndo”

Të ngjajshme Postime

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit
Kosovë

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit

19 December 2025
AUV-i heq ndalesën e importit nga Shqipëria për kafshët e gjalla dhe shpezët
Kosovë

AUV-i heq ndalesën e importit nga Shqipëria për kafshët e gjalla dhe shpezët

17 December 2025
Përurohen Akseleratori i ri dhe Bunkeri në Klinikën e Onkologjisë, investim prej 2.7 milionë euro
Kosovë

Përurohen Akseleratori i ri dhe Bunkeri në Klinikën e Onkologjisë, investim prej 2.7 milionë euro

17 December 2025
Plagoset një person në Prizren, dërgohet në emergjencë
Kosovë

Plagoset një person në Prizren, dërgohet në emergjencë

16 December 2025
KQZ lehtëson votimin për qytetarët mbi 80 vjeç, s’kërkohet certifikatë mjekësore
Kosovë

KQZ lehtëson votimin për qytetarët mbi 80 vjeç, s’kërkohet certifikatë mjekësore

16 December 2025
Ekstradohet nga Kosova për në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar
Kosovë

Ekstradohet nga Kosova për në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

15 December 2025
Postimi tjetër
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpall 10 finalistët e Çmimit “Lumo Skëndo”

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpall 10 finalistët e Çmimit “Lumo Skëndo”

Lajmet e fundit

Kandidatët për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi mbajti një sërë takimesh me qytetarët e komunës së Prizrenit

Kandidatët për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi mbajti një sërë takimesh me qytetarët e komunës së Prizrenit

20 December 2025
Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç

Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç

20 December 2025
FIFA ndëshkon përsëri Al-Nassr me ndalim transferimesh

FIFA ndëshkon përsëri Al-Nassr me ndalim transferimesh

20 December 2025
Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati

Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati

20 December 2025
Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

20 December 2025
“Është e vdekur”, Bes Kallaku flet për divorcin me Xhensila Myrtezajn – fansat të shqetësuar për gjendjen e tij emocionale

“Është e vdekur”, Bes Kallaku flet për divorcin me Xhensila Myrtezajn – fansat të shqetësuar për gjendjen e tij emocionale

20 December 2025
Sa pritet të fitojnë Joshua e Paul, pas meçit në Miami?

Sa pritet të fitojnë Joshua e Paul, pas meçit në Miami?

20 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu