Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, tha se LDK është gati për të bërë rikthimin e madh politik në Gjilan e Republikë, përcjell InLajmi.
Haziri tha se kanë mbyllur ciklin e takimeve nëpër vendbanime me strukturat tona dhe do të vazhdojmë ditëve në vijim t’i takojmë e mobilizojmë nëndegët, forumet e qytetarët nëpër çdo lokalitet.
Ai tha se që nga 19 nëntori, LDK është plotësisht gati për marrë përgjegjësi dhe për ta bërë rikthimin e madh politik në Gjilan e në nivel të Republikës.
Tutje tha se zgjedhjet e brendshme, reforma strukturore, mobilizimi e rikthimi i besimit te qytetaret, programi sektorial, detaj e opsione për zgjidhjen e problemeve të brendshme të Kosovës, janë garancë e rikthimit të madh i cili do të ndodhë së shpejti.
Haziri shtoi se LDK mund të kthejë besimin tek partnerët dhe ta forcojë rolin e Kosovës në rajon. Do ta rikthejmë besimin te partneret, forcimin e rolit të Kosovës në regjion dhe shpresë për hapa të sigurtë në integrime BE dhe NATO.
Tutje tha se koha e fundit për ta bërë lirinë e Kosovës për të gjithë, për ta shtrirë Pavarësinë e Kosovës në tërë vendin e për demokraci funksionale për qytetarët.
Postimi i plotë i tij:
LDK është gati për të bërë rikthimin e madh politik në Gjilan e Republikë.
Kemi mbyllur ciklin e takimeve nëpër vendbanime me strukturat tona dhe do të vazhdojmë ditëve në vijim t’i takojmë e mobilizojmë nëndegët, forumet e qytetarët nëpër çdo lokalitet.
Nga 19 nëntori, LDK është plotësisht gati për marrë përgjegjësi dhe për ta bërë rikthimin e madh politik në Gjilan e në nivel të Republikës.
Zgjedhjet e brendshme, reforma strukturore, mobilizimi e rikthimi i besimit te qytetaret, programi sektorial, detaj e opsione për zgjidhjen e problemeve të brendshme të Kosovës, janë garancë e rikthimit të madh i cili do të ndodhë së shpejti.
Përveç tjerash, LDK mund të kthejë besimin tek partnerët dhe ta forcojë rolin e Kosovës në rajon. Do ta rikthejmë besimin te partneret, forcimin e rolit të Kosovës në regjion dhe shpresë për hapa të sigurtë në integrime BE dhe NATO.
Koha e fundit për ta bërë lirinë e Kosovës për të gjithë, për ta shtrirë Pavarësinë e Kosovës në tërë vendin e për demokraci funksionale për qytetarët. /InLajmi/