Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, u shpreh se pati nderin të jetë i ftuar nga Ambasadori Amerikan në Kosovë, z. Jeffrey M. Hovenier, në shfaqjen e dokumentarit të nominuar për çmimin Oscar, “20 ditë në Mariupol”, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se një dokumentar ky që përshkruan krimet ruse ndaj popullatës së qytetit industrial dhe portit të rëndësishëm të Ukrainës, Mariupol.
Ai tha se 20 ditë të shtetrrethimit të qytetit ukrainas Mariupol, të filmuara nga gazetari Mstyslav Chernov, janë pjesë e një maratone 20 ditëshe të një populli të pafajshëm për t’i shpëtuar vdekjes, të zënë befas nga një luftë e papritur, si dhe e pakuptimtë.
Tutje tha se si popull përjetuam të njëjtin agresion, jemi të rreshtuar krah shteteve të lira e demokratike, në mbështetje të popullit ukrainas në luftën e tyre të drejtë mbrojtëse
Postimi i plotë i tij:
Pata nderin të jem i ftuar nga Ambasadori Amerikan në Kosovë, z. Jeffrey M. Hovenier, në shfaqjen e dokumentarit të nominuar për çmimin Oscar, “20 ditë në Mariupol”. Një dokumentar ky që përshkruan krimet ruse ndaj popullatës së qytetit industrial dhe portit të rëndësishëm të Ukrainës, Mariupol.
20 ditë të shtetrrethimit të qytetit ukrainas Mariupol, të filmuara nga gazetari Mstyslav Chernov, janë pjesë e një maratone 20 ditëshe të një populli të pafajshëm për t’i shpëtuar vdekjes, të zënë befas nga një luftë e papritur, si dhe e pakuptimtë.
Ne si popull që përjetuam të njëjtin agresion, jemi të rreshtuar krah shteteve të lira e demokratike, në mbështetje të popullit ukrainas në luftën e tyre të drejtë mbrojtëse! /InLajmi/