Drejtoria e Përgjithshme e Inteligjencës së Ukrainës pretendon se presidenti rus Vladimir Putin i ka dhënë ushtrisë 3 javë kohë për të marrë kontrollin e plotë të rajonit të Luhanskut, transmeton InLajmi.
Ushtria ruse po përpiqet të “shtrijë forcat ukrainase” duke intensifikuar sulmet në të gjithë vijën e frontit, pretendon Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar!
Rusia së fundmi arriti një sukses të rëndësishëm në fushën e betejës duke pushtuar qytetin Avdiyivka në rajonin e Donetsk pas muajsh luftimesh intensive.
Ministria britanike sugjeron në raportin e fundit se forcat ruse kanë intensifikuar sulmet në të gjithë vijën e frontit me shpresën për ta shtyrë Ukrainën në një “pikë kthese”.
Ai shton se forcat tokësore ruse kanë përshkallëzuar sulmet edhe pranë fshatit Robotine.
“Forcat tokësore ruse vazhduan dhe me shumë gjasa intensifikuan sulmet tokësore në aksin Robotyn në Ukrainën jugore, të cilin Ukraina e rimarrë gjatë një kundërofensivë në verën e vitit 2023. Forcat ruse intensifikuan sulmet në disa pika përgjatë vijës së betejës gjatë javës së kaluar, ndoshta me synimin për të shtrirë forcat ukrainase” thuhet në raport.
ISW: Rusët po sulmojnë nga të gjitha anët
Dhe Instituti Amerikan për Studimin e Luftës (ISW) shkroi në raportin e tij të fundit se rusët po sulmojnë nga të gjitha anët në vijën e frontit.
“Rusia është në procesin e kryerjes së një operacioni koheziv sulmues në kërkim të një objektivi të rëndësishëm operacional, pothuajse për herë të parë në më shumë se një vit e gjysmë fushatë në Ukrainë”, thuhet në raport, shkruan pink.rs.
Ofensiva e vazhdueshme e Rusisë në rajonet Kharkiv dhe Luhansk të Ukrainës lindore “përfshin sulme përgjatë 4 akseve paralele” që “së bashku ka të ngjarë të jenë një operacion i suksesshëm”/InLajmi/