Një ekip kërkimor zbuloi një specie të re gjarpërinjsh në rajonin e Amazonës. Edhe pse duket si anakonda e gjelbër, ky lloj gjarpëri është ndryshe gjenetikisht.
Gjarpëri arrin gjatësinë deri në 8 metra dhe peshon rreth 200 kilogramë.
Këto anakonda, të gjetura në lumenjtë dhe ligatinat e Amerikës së Jugut, janë të njohura për shpejtësinë e tyre rrufe dhe aftësinë për të mbështjellur gjahun deri në asfiksim, shkruan IndeksOnline.
Lloji u gjet gjatë xhirimeve për serialin Disney+ të National Geographic, Pole to Pole, me Will Smith.
https://twitter.com/TheHeraldDiary/status/1760543453195256064